Kryeministri i vendit, Albin Kurti në natën e Vitit të Ri ka vizituar familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku.
Kurti ishtë nën shoqërimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës dhe drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxhës kur u prit në takim nga familja Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë, përcjell Arbresh.info
“Në Samadrexhë, gruas Lumnijes, vajzës Arbenitës dhe dy djemve Fatlumit e Jetlumit, motrës Fexhrijes si dhe të afërmve të tjerë, iu shprehëm edhe njëherë mirënjohjen e thellë për sakrificën dhe kontributin e rreshterit të Policisë, heroit tonë Afrimit. Aty shkuam bashkë me djalin e Enver Zymerit, Sokolin”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Kurti bëri të ditur se nga aty, me dy djemtë e Afrim Bunjakut vizituan edhe familjen e heroit, Enver Zymerit./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua