Google ADS

Në diskutimin mbi temën “Gratë në rezistencën Kombëtare”, kujtohen veprimtaritë e grave gjatë viteve 1990

15:57 | 11 Mars 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot diskutim me gratë mbi temën “Gratë në rezistencën Kombëtare”

Ku të ftuara ishin tre paneliste të cilat kanë kujtuar veprimtaritë e grave gjatë viteve të ’90, kur Kosova ishte në okupim.

Mrika Limani, hulumtuese  nga Instituti i Hitsorisë “Ali Hadri” në Prishtinë tha se në libra historik e kaluar kombëtare dhe sakrificat e grave janë lënë anash.

“Ajo çka është interesante është se tekstet historike të cilat I kemi ne sot në gjuhën shqipe, munden me u konceptu si narracione tipike ose tradicionale patriarkale dhe kjo është problematike, sepse siç është vërtetu disa here në zhvillimet e ndryshme të rrymave feministe histori grafikë, zakonisht dhe me qëllim e lënë anash një pjesë shumë të madhe të historisë së grave. Kjo është tepër problematike sepse për pjesën më të mirë të historisë tonë kemi shumë pak njohuri për atë çka kanë bo gratë shqiptare” tha Limani

Ndërsa, Shukrie Gashi, aktiviste dhe ish-e burgosur politike, foli rreth veprimtarisë së shumë grave dhe vështirësitë që I kanë kaluar ato sa I përket krijimit të hapësirës për barazi gjinore.

“Unë ndjej obligim moral, kombëtar e shpirtëror ta përmend edhe Hyrije Hanën e cila ka qenë veprimtare kombëtarë gjatë gjithë jetës së saj, e cila ka përfunduar pa ndonjë përkrahje  dinjitoze as paslufte. Gratë edhe më herët, jo pse nuk kanë pas kapacitet intelektual edhe atëherë, por sepse është dashtë me e grabitë rrugën e tyre përmes hapësirës kombëtare, për me krijua hapësire për barazua gjinore. Viti ’81 në fakt ishte kthesa demokratike dhe shembja e Jugosllavisë i ka fillet pikërisht në këtë periudhë. Gruaja shqiptare gradualisht arriti me shkathtësi të pushtoj hapësirat e veprimit brenda Lëvizjes Kombëtare sidomos duke u bërë pjesë e arsimit të lartë dhe pikërisht fal sukseseve arriti të braktisë kufirin e izolimit shtëpiak. Shpesh herë përpjekjet e burrave për ta vepruar atë që të veproj si intelektuale jashtë mendësisë së sistemit mashkullorë, bëri që ajo të ndërmerr veprime organizative vetëm me gra qe ato të jenë shumë të suksesshme” tha Gashi

Ish luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mimoza Shala, ka përmendur emra e dy dëshmoreve Fatime Hetemit dhe Myrvete Maksutaj, që sipas saj emrat e tyre është dashur të njihen më shumë  për shkak të veprimtarisë së tyre.

Shala tregoi edhe momentin kur u plagos. Ajo tha se në ndihmë që t’ia shpëtonte jetën ishte një grua e cila në ato momente sakrifikoi edhe jetën e saj.

“Duke filluar nga emri I Fatime Hetemit, ajo është një studente dëshmore që ra bashkë me Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. Se kjo studente nuk njihet është vetë fakti që ajo nuk ishte gruaja e një komandanti, ajo nuk ishte motra e një komandanti. Ajo thjeshtë ishte një luftëtare e cila nuk kishte se çfarë të jepte më shumë se jetën e saj. Shumë pak prej nesh e njohim edhe Myvrete Maksutaj, nga Peja e cila ra heroikisht duke tentuar ta heq bashkëluftëtarin e saj të plagosur dhe ne si shoqëri prape dimë shumë pak. Gojën për barazi gjinore e kanë plot, por veprimet I kanë të kundërta nga ajo që thonë. Kur u zhvillua beteja në Gjakovë është vrarë një bashkë moshatare e imja, Yllka Domi, dhe kur unë mbeta aty e plagosur dhe bashkëluftëtaret tjerë ishin të vrarë, si për mrekulli qëlloi që të ma shpëtonte jetën prapë një grua, e cila jo vetëm jetën e saj po sakrifikoi gjithë familjen” tha Shala/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme