Në disa raste ka shkelur ligjin edhe vetë Ministri i Drejtësisë

10:02 | 16 Tetor 2017
arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e pranon se shkelë ligjin, por rrallëherë, kur bëhet fjalë për tejkalim të shpejtësisë, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka pohuar ministri Tahiri në emisionin “Kojshia Show”, derisa është pyetur se çfarë vozitësi është.

Në këtë emision, ai edhe një herë është shprehur se do të kujdeset maksimalisht për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Tenderomaninë do ta godasim shumë,” është zotuar ministri Tahiri.

/arbresh.info/

https://youtu.be/QPgM-kdT4Q0?t=1m56s

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme