Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në disa zona.
Sipas njoftimit në Fushë Kosovë do të ketë furnizim me ujë nga 06:00-10:00 , ndërsa ndërprerje nga ora 10:00-17:00.
Po ashtu sipas njoftimit furnizimi do të fillojë sërish prej orës 17:00-22:00 dhe do të ndërpritet nga ora 22:00-06:00.
Ndërsa, Kodra e Trimave dhe Mirdita ndërprerje do të ketë nga ora 23:00-05:00 të mëngjesit.
“Mbeteni të informuar! Varësisht nga situata me turbullirë, stabilizohet edhe gjendja me furnizim me ujë”, thuhet në njoftim të KRU Prishtina./arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez