Përcaktimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë çasti kulminant i procesit të dialogut në mes të dyja vendeve, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Gentian Elezi, Drejtor i Institutit “Agenda” në Tiranë, dhe profesor universitar, thotë për arbresh.info se çështja e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë gjithmonë në fokus gjatë negociatave dhe procesit të integrimit, përfshirë këtu edhe përcaktimin e kufirit.
Elezi thotë se pavarësisht kësaj është e vështirë të parashikohet si proces.
“Ndërmjetësimi i palës evropiane do të jetë thelbësor në zgjidhjen e problemeve të ndryshme që janë ende pezull dhe formati i bisedimeve do të jetë vendimtar edhe në të ardhmen . Është shumë e vështirë të parashikohet si proces, pasi ka disa elemente të paqarta edhe nga vet Bashkimi Evropian. Por, besoj se përcaktimi i kufirit do të jetë çasti kulminant i këtij procesi, pasi do të krijojë edhe premisat për njohjen (indirekte apo direkte) të Republikës së Kosovës”, ka thënë Elezi.
Sipas tij përcaktimi i kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë do të duhet të ndodhë gjatë procesit të negociatave, duke i imponuar Serbisë edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
“Mendoj se çështjet e mbetura pezull midis Serbisë dhe çdo shteti tjetër, e në veçanti Kosovës, do të duhet të marrë një zgjidhje të përshtatshme përpara se Serbia t’i afrohet fazës së anëtarësimit. Përcaktimi i kufijve do të duhet të ndodhë gjatë procesit të engociatave, duke i imponuar Serbisë dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese”, ka pohuar ai për arbresh.info.
Kurse, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se telashet në momentin kur vjen koha e demarkimit të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë janë të pritshme.
“Besoj se është e pritshme duke pasur parasysh sjelljen jo konstruktive të Serbisë ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera në përgjithësi”, ka thënë ai për arbresh.info.
Sipas profesorit Bekim Baliqi,në momentin kur edhe do të vijë koha për definimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë vështirësi të mëdha.
“Meqë vija kufitare është më e gjatë dhe raportet me Serbinë më të vështira pres që të ketë vështirësi të mëdha”, ka thënë ai.
Sipas tyre, qasja graduale e BE-së në këtë rast, ka për qëllim të ndihmojë Serbinë dhe rajonin të përparojë me të gjitha elementet e tjera drejt anëtarësimit dhe më pas të përballet me çështjet e ndjeshme si kjo, në moment kur procesi i integrimit është i konsoliduar dhe është i pakthyeshëm.
Aktualisht Kosova është në proces të përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
Demarkacioni me këtë shtet ka shkaktuar probleme të mëdha në Kosovë që më shumë se dy vite, pasi është kundërshtuar fuqishëm nga opozita dhe shoqëria civile./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...