Google ADS

Në dhomën e dëshmive u vodhën armë zjarri dhe motor-sharra

11:59 | 3 Mars 2020
Arbresh.info

Lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motor-sharra janë vjedhur në dhomën e dëshmive brenda Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, shkruan arbresh.info.

Aty thuhet gjithashtu se i arrestuari, zyrtar policor i komunitetit serb dyshohet të ketë keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

“Zubin Potok 02.03.2020 – 14:13. Pas hetimeve preliminare, me vendim të gjykatësit, është konstatuar se i dyshuari mashkull K-Serb (zyrtar policor), ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ku nga dhoma e dëshmive mungojnë (janë vjedhur) lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motor-sharra. Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndryshe ditë më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të disa parregullsive në dhomën e dëshmive ka iniciuar suspendimin e zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok/arbresh.info/

 

Parregullsi në Dhomën e dëshmive, suspendohen komandanti dhe dy zyrtarë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme