Google ADS

Në Deçan 800 persona me simtoma të helmimit kanë kërkuar ndihmë mjekësore

16:46 | 13 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Rreth 1500 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor që nga e diela në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan , ku 800 prej tyre janë me simtoma të helmimit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i QKMF-së në këtë komunë, Selmon Berisha.

“Të dielën kanë ardhur rastet e para të gjitha më të njëjtat simtoma barkqitje e marramendje. Pastaj ditëve tjera është shtuar numri i tyre. Deri tash kanë kërkuar ndihmë mjekësorë rreth 1500 por që rreth 800 prej tyre më simtoma të helmimit”, tha ai.
Kujtojmë se këta persona dyshohet se janë helmuar nga uji i ujësjellësit “Hidrodrini./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme