Në cilat raste KFOR-i mund të intervenojë në veri të Kosovës?

09:12 | 25 Gusht 2022
A Z

KFOR-i është garantues i sovranitetit të territorit të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tani, dhe ka kompetenca që të përkujdeset dhe ta ushtron sovranitetin e gjithë territorit të Kosovës në ato pjesë ku kufizohet me territorin e Serbisë, thotë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për arbresh.info.

“Me ato kompetenca që i posedon tani KFOR-i, tani është i pranishëm pandërprerë në ato pjesë të veriut të Kosovës, dhe i ushtron detyrat e përditshme sipas rregullave dhe ligjit në fuçi dhe rezolutës 1244, dhe është si i vetmi institucion ndërkombëtar që përkujdeset për ligjshmërinë dhe në mbrojtje të territorit të Kosovës’, thotë Tërnava.

Ai shton se nëse në ato pjesë për të cilat është kompetente ti ushtroj autorizimet e saja KFOR-i, nëse rrezikohen nga sulmet e ndryshme e sidomos nga pjesë të ndryshme paramilitare apo edhe ushtarake te Serbisë, KFOR-i, do të ndërmerrte veprimet e saja të intervenimit ushtarak ndaj sulmuesve, pavarësisht nga kush vijnë ato sulme, e sidomos kur janë në pyetje sulmet paramilitare apo ushtarake të Serbisë.

Por sa është i gatshëm që KFOR-i në çdo kohë t’i rezistojë secilit sulm që mund të bëhet në drejtim të kufijve të Kosovës, eksperti i sigurisë thotë se KFOR-i si pjesë përbërës e NATO-s është i gatshëm në çdo kohë t’i rezistoj secilit  nga sulmet që i bëjnë drejt kufijve të Kosovës.

“KFOR është pjesë e NATO-s, po u sulmua territori i Kosovës, NATO, do të intervenoj si ndihmë ndaj KFOR-it, edhe që Serbia e ka provua njëherë ne vitin 1999 sulmet e NATO-s, prandaj edhe tani vet Vuçiqi po deklarohet se sulme të tilla më nuk do të lejojmë të ndodhin”, tha ai për arbresh.info.

Tutje Tërnava shton se Vuçiqi po deklarohet se sulme të tilla më nuk do të lejojmë të ndodhin, prandaj marr në përgjithësi kufijtë e Kosovës në ato pjesë janë të mbrojtura nga fuçitë më të forta të botë.

Në këto momente aeroplanët më të sofistikuara të NATO-s ,kanë filluar  të fluturojnë nëpër hapësirat territoriale të shteteve anëtarë të NATO-se, dhe me këto fluturime po përçojnë gatishmërinë e mbrojtjes të territoreve të shteteve anëtarë te NATO-s dhe shtetit mik të Kosovës qe e kanë si kompetencë me e mbrojt territorin e këtij shteti, prandaj me këto veprime politike që po zhvillohen kohëve të fundit, gjasat janë se shpejt çështja e Kosovës do të zgjidhet dhe do të na hapen rrugët drejt BE, përfundoi Tërnava.

Nga ana tjetër Avni Islami, për arbresh.info ka thënë se detyrë parësore e kanë ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit, njohësi i sigurisë thotë se KFOR-i ka mandat edhe për ndërhyrje brenda kufirit. Kjo sipas tij ndodh në rastet kur policia dhe mekanizmat e sigurisë nuk mund ta menaxhojnë situatën

“Në rastet specifike kur forcat e sigurisë së Kosovës nuk kanë mundësi ose iu del nga kontrolli ruajtja dhe rendi i qetësisë publike atëherë me kërkesën e organeve të sigurisë së Kosovës thirret KFOR-i në ndihmë në mënyrë që të asistojnë dhe të ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe qetësinë publikë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, Islami.

Kujtojmë se një ditë para takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq më 17 gusht,  sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin që zhvilloi me Kurtin kishte thënë se NATO ka shtuar praninë e forcave të KFOR-it në veri të Kosovës dhe është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet siguria apo përshkallëzon situata. Ishte kjo porosia dhe garancia e qartë.

Ai kishte konfirmuar gjithashtu se situata po monitorohet nga afër në terren dhe shprehu gatishmërinë për dërgimin e më shumë forcave të tjera në ndihmë të KFOR-it nëse do të jetë e nevojshme./Kujtesë Berisha /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme