22 tetori pritet të sjellë ndryshime në pushtetet lokale dhe përmbysje të qeverisjeve disa-vjeçare nëpër komunat e Kosovës. Kështu po vlerësojnë analistët politikë të vendit.
Sipas Ernest Lumës, komunat e Kosovës me shumicë do të shkojnë në balotazh. Ai në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se kjo gjë nuk pritet të ndodhë vetëm në tri komuna, Skenderaj, Deçan dhe Han të Elezit.
“Sigurisht se përmbysje dhe ndryshime do të ketë esenciale në këto zgjedhje lokale. Gara është e ngjeshur. Më 23 tetor do të jemi dëshmitar të befasive dhe të lajmeve të ndryshimeve të pushtetit lokal.Pjesa më e madhe e vendit do të shkojë në balotazh, për të mos thënë krejt Kosova, në përjashtim të Skenderajt, ndonjë komunë në perëndim të vendit, Deçani konkretisht dhe të Hanit të Elezit. Të gjitha tjerat i kanë shanset më të mëdha të shkojnë në balotazh. Megjithatë do të ndryshojë shumë relievi politik në zgjedhjet lokale”, ka thënë Luma.
Ai ka komentuar garën e kandidatëve për qeverisje lokale, duke thënë se premtimet e tyre nuk kanë dalluar nga njëri-tjetri. Sipas Lumës, nga ta nuk pritet ndonjë mrekulli.
“Nuk kanë qenë të dallueshme premtimet prej njërit a tjetrit kandidat. Premtimet kanë qenë të njëjta dhe të pazgjidhura. Nuk pritet ndonjë mrekulli. Janë shqetësime të përditshme të qytetarëve të Kosovës. Nuk ka dallueshmëri mes kandidatëve qoftë në metodologjinë që kanë premtuar se si do e udhëheqin komunën, qoftë në platformën politike”, është shprehur ai.
Luma ka shtuar se fushata zgjedhore ka qenë më e profesionalizuar dhe më e sofistikuar, me premtime më të drejtpërdrejta.
Se kandidatët nuk janë të sigurtë për fitoren e tyre, e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Bajrush Morina.
Ai ka komentuar kandidaturën e Shpend Ahmetit për Prishtinën, Ramiz Lladrovcit për Drenasin, si dhe qeverisjen e kahershme të PDK-në në Prizren, të AAK-së në Deçan dhe AKR-së në Mitrovicë.
“Shpend Ahmeti nuk është I sigurt në Prishtinë, PDK nuk e ka të sigurtë fitoren në “Jerusalemin” e tyre në Prizren, AAK duket se është e kënaqur me Decanin e Junikun, AKR vështirë se do të ruajë të vetmen komunë, Mitrovicën, ndërkaq Drenasi përsëri do të jetë “pikë e nxehtë” e garës politike. Fushata e Ramiz Lladrovcit nuk ia garanton atij vazhdimin e mandatit. Por le të presim edhe 4 ditë”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Fushatën zgjedhore, Morina e ka vlerësuar si të stërzgjatur, por normale dhe pa tronditje që do të mund të veçohej.
“Gara mes partive politike për zgjedhjet e 22 tetorit ishte relativisht e qetë, pak a shumë e lodhtë dhe tepër e stërzgjatur. Dukej se edhe partitë politike e kanë harxhuar “arsenalin” e tyre të akuzave dhe kundërakuzave dhe kanë zgjedhur më tepër komunikimin me votues dhe ofertat për elektratin e tyre se sa “dyluftimin politik” mes vete. Pra një fushatë normale pa ndonjë tronditje që vlen të veçohet”, ka deklaruar ai.
Sipas Morinës, qytetet që do e përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve të 22 tetorit janë: Prishtina, Peja, Prizreni, Gjilani, Ferizaj e Podujeva.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...