Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj ka folur në lidhje me luftëtarin e ISIS-it nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, që së fundmi ka ndërruar jetë.
Demiraj ka treguar se në çfarë niveli ishte ai në organizatën terroriste ISIS.
“Nga sa kam ndjekur, Lavdrim Muhaxheri ka vdekur dhe se është e vërtetë e nuk ka këtu asgjë që nuk është e vërtetë. Muhaxheri ka qenë në nivele të larta të drejtimit me ISIS. Po ka qenë lart në nivel të IS për keq dhe se banonte në Kosovë, pranë kufirit me Maqedoninë. Jo vetëm Muhaxheri ka qenë në nivel të lartë të ISIS. Në nivel të lartë të IS ka qenë edhe Al Albani. Gjithashtu ka pasur edhe dënime në Shqipëri, Kosovë etj. Por jo vetëm ne në Shqipëri e në Kosovë kemi probleme. Edhe shtete perëndimore kanë ushtarë në ISIS dhe është problem ndërkombëtar”, ka thënë ai në emisionin “Opinion”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...