Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s ka refuzuar kërkesën e Kosovës që në këtë marrëveshje të përfaqësohet pa përfshirjen e UNMIK-ut, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas njoftimit, vendimi ka dalë nga mbledhja e së mërkurës. MINT-i ka njoftuar se letra e ministres Rozeta Hajdari, e dërguar më 24 shtator, që kërkonte që Kosova të përfaqësohej si e pavarur, u fut në rend dite edhe pse u pengua nga pala serbe. Kundër shqyrtimit të letrës ka qenë edhe Mali i Zi. Megjithatë, kryesuesi i CEFTA-s, ministri i Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, nuk lejoi që të pamundësohet arsyetimi i Kosovës.
“Komiteti i Përbashkët nuk miratoi letrën e Ministres Hajdari, për mungesë të konsensusit. Ndërkaq Kosova kundërshtoi miratimin e konkluzioneve ministrore dhe të tri propozim-vendimeve, duke përfshirë vendimin e propozuar nga Serbia për njohjen e programit të operatorëve ekonomikë të autorizuar si dhe buxhetin nga i cili paguhet stafi i sekretariatit të CEFTA-s. Komiteti i Përbashkët merr vendimet me konsensus të të gjitha palëve”, thuhet në njoftim të MINT-it.
Hajdari ka thënë se kërkesa e Kosovës s’duhet të shihet si çështje politike, por domosdoshmëri që do të lehtësonte çështjet tregtare të pazgjidhura.
Kjo ministri ka thënë se në kundërshtim të qëndrimeve të Kosovës, autoritetet e Serbisë po ndalojnë tani kalimin transit të mallrave. “Eksportuesit kosovarë nuk po arrijnë të realizojnë porositë nga vendet evropiane, sidomos Gjermania dhe Zvicra”, thuhet në reagim të ministrisë.
Ministria ka thënë se barrierat e Serbisë do t’i paraqesë te partnerët në Bruksel.
Kosova ka thënë se nga tash do të kundërshtojë çdo akt të Komitetit Drejtues të CEFTA-s për aq sa s’pranohet kërkesa legjitime e Kosovës për barazi.
UNMIK-u, si mision i përkohshëm i OKB-së, ka nënshkruar Marrëveshjen e CEFTA-s më 2006 në emër të Kosovës. UNMIK-u asokohe ka deponuar deklaratë sipas të cilës vlefshmëria e marrëveshjes së CEFTA-s do të varet nga autoritetet e ardhshme të Kosovës.
“Tani që UNMIK-u nuk mban më pushtet ekzekutiv në Kosovë, Ministrja Hajdari ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të përfaqësojnë veten si palë e barabartë. Parimi i barazisë, mosdiskriminimit dhe transparencës është garanci për të ecur përpara drejt zhvillimit më të shpejtë ekonomik dhe integrimit në BE”, ka thënë MINT-i./Rtk/
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...