Nata e ndërrimit të viteve festohet kudo në botë.
Çdokush zgjedh që Vitin e Ri ta presë në ambientet e ngrohta familjare. Fatin e njëjtë nuk e kanë të gjithë, kjo për shkak të përgjegjësisë që e kanë në punën e tyre.
Zjarrfikësit, heronjtë tanë natën e Vitit të Ri, derisa të gjithë jemi pranë familjeve, ata këto momente të rëndësishme i kalojnë në krye të detyrës, raporton Arbresh.info.
Profesionin e zjarrfikësit e ushtron tash e 24 vjet, e për të, tashmë puna natën e Vitit të Ri është bërë e zakonshme, mirëpo mungesa e fëmijëve dhe familjes, është mjaft e dukshme.
Blerim Gashi, zëvendëskomandant datalioni në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë për Arbresh.info tregon se darken e Vitit të Ri e organizojnë vetë me kolegët në ambientet e punës.
“Për natën e Vitit të Ri, nuk është që kemi ndonjë plan shtesë, do të punojnë ndërrimet që janë të caktuara, tri ndërrime gjithsej, në bazën këtu, në lagjen e Vranjevcit dhe në Llabnasellë, puna zhvillohet normalisht nuk ka diçka, përjashtim ndonjë aktiviteti që shtrohet ndonjë darkë e organizojnë vetë zjarrfikësit, është një natë e zakonshme, natën e Vitit të Ri ka punë pak më shumë për shkak se ka aktivitete më shumë, ka fishekzjarrë, ka materie dhe pritet që të ketë punë më shumë se herëve tjera, është pak e vështirë për shkak të fëmijëve që i lëmë në shtëpi, por prapë se prapë detyrën duhet me respektu”, thotë ai.
Gashi na tregon se me çfarë raste përballen në natën e ndërrimit të moteve.
“Këtu zakonisht ndodhin ka aksidente në komunikacion munden me ndodhë për shkak të pakujdesisë, hedhjen e fishekzjarrëve që gjuhen pakujdes, gjithçka mundet mu pritë, viteve të kaluara ka ndodhë që ka pas aksidente me fatalitet, prej zjarrit jo, por aksidente po”, shprehet ai.
“Unë i lus të gjithë qytetarët të kenë kujdes të shtuar, edhe ata qe nuk përdorin mjete, ata është mirë me kontrollu vendin ku jetojnë, zakonisht fishekzjarrët bien nëpër ballkone, me i kushtu pak më rëndësi më të madhe, edhe nëse shkojnë diku, me qenë të sigurt që i kanë shkyçë të gjitha pajisjet, për shkak mos me ardhë deri te zjarri, urime viti 2025, inshallah ma mirë se sivjet”, përfundon ai.
Perfekt do ishte që këtë natë ta kalonte me familjen e tij, por për Besim Fazliun, i cili është udhëheqës i ekipit së Brigadës në Prishtinë, ndjenjë e mirë dhe e mrekullueshme, po ashtu, është të jesh në shërbim të qytetarëve.
Ai apelon qytetarët që të kenë kujdes gjatë kësaj nate , dhe të festojnë në mënyrë të dinjitetshme.
“Një natë e zjarrëfikësit në kujdestari këtu për Vitin e Ri, është e mirë, se zakonisht vijnë dhe ndërrimet tjera jo vetëm ndërrimi jonë, nuk është krejt perfekt se duhet me qenë edhe në shtëpi, me familje, është ndjenjë e mirë, me i shërbye qytetarëve nëse ka ndonjë rast, zakonisht ka raste, por ne jemi të gatshëm”, thotë ai.
Ai ka një lutje për gjithë qytetarët.
“I kisha lut qytetarët që të festojmë si është më së miri, të kenë kujdes, për shkak se ka fishekzjarrë që mund me ndez diçka tjetër, vetëm të festojnë me kujdes, unë iu uroj të gjithë qytetarëve vitin 2025 t’i gjejë të lumtur të festojnë në mënyrë të dinjitetshme,” shprehet Faliu.
Ne heronjtë tanë i falënderuam për punën e palodhur që bëjnë dhe devotshmërinë e tyre./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Driloni e Fitimi të ashpër ndaj Xhenetës për sjelljet e saj
Kurti: 2024-ta është certifikata e suksesit e Ndërmarrjes Pu...
Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor pë...
Ambasadori Orav: Do ta ndihmoj Kosovën të afrohet sa më shum...
Ndryshon mosha e pensionimit në Shqipëri
Meloni refuzon largimin e simboleve fashiste nga logoja e pa...