Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Pas këtij aksioni janë arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë këtu edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha, shkruan portali arbresh.info
Kryeprokurori i Shetit, Aleksandër Lumezi, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të policisë.
Lumezi tha se aksioni në fjalë ka rezultuar me arrestimin e 12 personave, nga të cilët 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë që kanë ndikuar në forma të ndryshme.
Aksioni në fjalë është zhvilluar edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, e ku nën pranga përfunduan 12 persona të dyshimtë.
Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka deklaruar se në këtë aksion janë sekuestruar afro 400 mijë euro.
“Sot gjatë ditës nga Drejtoria për Krime dhe Kundër-Korrupsion janë sekuestruar një shumë e madhe e parave, diku afër 400 mijë euro. Saktësisht ende nuk e dimë por sillen aty diku”, deklaroi ai. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...