Google ADS

Në Burgun e Sigurisë së Lartë fillon prodhimi i letrës higjienike për nevojat e institucioneve korrektuese

16:50 | 3 Tetor 2019
L G

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacion nga UNOPS-i, makina për prodhimin e letrës higjienike dhe letrës së kuzhinës, ky donacion i dedikohet aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje.

Përmes këtij donacioni, në Burgun e Sigurisë së Lartë do të angazhohen në punë rreth dhjetë të burgosur, e që gradualisht synohet edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij projekti, përveçse synon rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në letër higjienike për 50%, si dhe në rritjen e nivelit të higjienës dhe pastërtisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Përveç kësaj, me angazhimin e të burgosurve në pune të tilla, normalizohet edhe  jeta e përditshme në burgje.

Produktet e prodhuara nga të burgosurit e BSL-së, do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese, e në të ardhmen të plasohen edhe në tregun vendor.

Shërbimi Korrektues i Kosovë çdoherë  mbetet i përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin me donatorët për projekte të tilla edhe në të ardhmen./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme