Pjesëmarrja e Bundeswehrit gjerman, në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, u vazhdua edhe për një vit tjetër.
Sekretarja e shtetit gjerman për Mbrojtjen, Siemtje Möller, e vlerësoi lartë vendimin duke e konsideruar arritje të forcave gjermane në stabilitetin e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Për shkak të mbështetjes sonë të gjatë dhe të vazhdueshme, jo vetëm ushtarake, por edhe humanitare dhe politike për Republikën e Kosovës, Gjermania konsiderohet një partner i besueshëm – edhe në mesin e popullatës”, theksoi ajo në një fjalim në Bundestag.
Sipas saj, Gjermania e ka dëshmuar besueshmërinë e saj ndaj Kosovës dhe në aleancë.
Ajo kujtoi se 25 vjet më parë një Bundeswehr i ri u nis në misionin e parë në Kosovë.
”Ne kemi qenë aty për dekada. Ky mision pati një ndikim të madh te shumë ushtarë dhe vazhdon edhe sot”, tha Möller.
Partnerët ndërkombëtarë të Gjermanisë shikuan nga afër: ”në pozicionimin tonë, veprimet tona, besueshmërinë tonë”.
”Le të vazhdojmë ta shoqërojmë me vendosmëri Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-Bashkimit Evropian”.
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...