Në Bruksel, delegacioni i Kosovës kërkoi zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

20:10 | 18 Qershor 2018
M. A.

Shefi i Stafit të kryeministri, që njëherësh drejton dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, thotë se Kosova është e përkushtuar që të gjitha marrëveshjet me Serbinë të gjejnë zbatim.

Komentet vijnë pasi Kosova ka prezantuar sot në Bruksel rezultatet e punës së tyre në procesin e dialogut. Siç njofton Qeveria, BE hapur u nda e kënaqur me performancën e Kosovës në këtë proces.

“Delegacioni i Kosovës dhe shefi i saj Avni Arifi janë të përkushtuar që të gjitha marrëveshjet pa asnjë dallim të i implementohen menjëherë’, thuhet në njoftim.

Në Bruksel Kosova ngriti çështjen e mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, menaxhimit të integruar të kufijve, mos-hapjes së urës së Mitrovicës, mosnjohjes së diplomave nga ana e Republikës së Serbisë dhe pengesave serioze ne lirinë e lëvizjes.

Kosova thuhet ta ketë bërë të qartë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë në asnjë mënyrë nivel i tretë i pushtetit por do të jetë Asociacion brenda përbrenda kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme