Richard Grenell, Matthew Palmer, Thomas Zarzetsky, Sam Brownback dhe dy senatorët Ron Johnson dhe Chris Murphy – janë amerikanët që kanë vizituar Serbinë vetëm kohëve të fundit dhe atje po pyesin nëse kjo është rastësi apo duhet të thotë diçka.
Është fakt që amerikanët kanë alternuar në vizita dhe bisedime me krerë të shtetit serb, presidentin, kryeministrin, shefin e diplomacisë e madje edhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.
Temat e të gjitha këtyre diskutimeve ishin të ndryshme, por një e pashmangshme – zgjidhja e problemit të Kosovës.
Nuk është rastësi që SHBA-të po marrin drejtmin e këtij procesi, siç dëshmohet edhe nga fakti se dy persona janë emëruar për të adresuar këtë problem. Së pari Matthew Palmer iu dha detyrë e re si i dërguari i Posaqëm për Ballkanin Perëndimor e pastaj edhe Richard Grenell si emisar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Këto dy pozita janë të mjaftueshme për të parë se SHBA-të nuk do t’i lënë asgjë rastit madje edhe pse ata nuk morën pjesë zyrtarisht në dialog, ishin gjithmonë të pranishëm në mënyra të ndryshme.
Një pjesë e publikur e ka kuptuar këtë, zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në fakt këtu është rritur interesi mbi ballkanin, veçanarisht në ardhje të zgjedhjeve ku zgjidhja e problemeve të Ballkanit do të llogaritej si sukses në politikën e jashtme.
Vetëm pasi Grenell dhe Palmer u larguan nga Serbia, mbërriti një ambasador i ri në Serbi. Anthony Godfrey, një ekspert i mirë i rajonit dhe një diplomat që më herët kishte shërbyer si Zëvendës Ambasador i SHBA-ve në Moskë.
Kështu, përfshierja e SHBA-ve në zgjidhjen e problemit të Kosovës kaloi në dimension tjetër – si mbrojtje kundër “ndikimit malinj të Rusisë”, siç e quajti Godfrey.
Në këtë axhendë të dendur të amerikanëve në Serbi, duhet të shtojmë vizitën e javës së kaluar nga Tomas Zarzetsky, kreu i Task Forcës 231 të Departamentit të Shtetit i cili është i ngarkuar të sanksionojë individë, kompani dhe shtete që bashkëpunojnë ushtarakisht me Rusinë, midis së cilave është edhe Serbia.
Menjëherë pas largimit të tij, Ambasadori për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, Samuel Brownback mbërriti në kryeqytet, duke u takuar me përfaqësuesit e parlamentit sebr dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa në fillim të shtatorit, senatorët amerkianë Johnson dhe Murphy gjithashtu rrugëtuan nëpër institucionet serbe.
Është interesante, pothuajse të gjithë të njëjtit qëndruan përveç Beogradit edhe në Prishtinë.
Milan Krstic, profesor ndihmës në Fakultetin e Shkencave Politike në Serbi tha për mediat serbe se e gjithë kjo mund të jetë tregues që interesi i SHBA-ve është rritur dhe shihet si përgatitje e terrenit për gjërat që po vijnë.
“Nuk është e pakuptimtë të përgatitet terreni për gjërat që pasojnë drejtë marrëveshjes. Sidoqoftë nuk besoj se asgjë do të ndodh para zgjedhjeve në Serbi, sepse pa dyshim që do të merrte shumicës qeverisëse një numër të caktuar votash”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, sipas Krstiq, ka mbështetje të jashtme për autoritetet aktuale sepse është e qartë se kjo varet nga Brukseli dhe Uashingtoni.
“Unë do të thoja pas zgjedhjeve do të punohet për zgjidhje” – tha ai.
Nga ana tjetr,profesori i Universitetit – Johns Hopkins, Edward Joseph ekspert i Ballkanit ka thënë për mediet serbe se është një gjë e mirë dhe se vëmendja amerikane mbi Ballkanin është pozitive.
“SHBA dëshiron të vazhdojë të ketë Serbinë partner, ata gjithashtu e kuptojnë se Kosova është problem i djegur në Serbi”, tha ai.
Sipas tij, Amerika është e angazhuar me Serbinë dhe Kosovën dhe gjithashtu për marrëdhëniet e trazuara me Rusinë.
“Rusia nuk është mik i madh siç mendojnë srbët dhe nuk mund të krahasohet me BE-në kur bëhet fjalë për investime dhe tregti. Përkundër asaj që presidenti Francez tha kohëve të fundit – e ardhmja e Serbisë është në Evropë.
Ofensiva amerikane filloi të intensifikohet në fund të vitit të kaluar, së pari me deklaratën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Trump, John Bolton, i cili nuk e refuzoi në mënyrë të qartë demarkacionin si një zgjidhje për problemin e Kosovës.
Ajo vazhdoi me dërgimin e letrave nga presidenti Trump drejtuar presidentit serb, Vuçiq dhe të Kosovës Hashim Thaçi duke deklaruar se shpresonte në marrëveshje.
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka