Një hapësirë prej 80 kilometra në autostradën “Ibrahim Rugova” ende ka mbetur pa pompë derivatesh, ani pse në të dy anët e autostradës ekzistojnë hapësirat ku mund të bëhet vendosja e tyre.
Por, në një hapësirë prej 32 kilometër katror në Veternik të Prishtinës, janë të vendosura rreth 30 pika karburanti.
Ndonëse janë bërë 8 vjet që nga ndërtimi i kësaj autostrade, e cila nis nga pika kufitare në Morinë, më saktësisht në kufirin Shqipëri-Kosovë e deri në fshatin Komoran, që i bie diku rreth 80 kilometra, qytetarët nuk mund të furnizohen me derivate, si shkak i mungesës së pompave në këtë hapësirë.
Përgjatë rrugës shenjat që janë të vendosura se në këto pika mund të ketë pikë karburanti janë të mbuluara.
Arbresh.info ka tentuar të kontaktoj edhe me Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, por nuk kanë marr përgjigjeje.
Ndërkohë, Shoqata e Natarëve të Kosovës akuzon pikërisht këtë ministri për mungesë të pikave të derivateve në këtë autostradë.
Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani thotë se ndërtimi i këtyre pikave nuk ka qenë në interes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI).
Ai, thotë se jo vetëm në këtë autostradë, por në të gjitha autostradat tjera, janë lënë vendet për ndërtimin e pikave të karburantit.
“Sa i përket pikave të karburantit, dihet se në Kosovë ka mjaftueshëm. Jemi shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karburanti. Në autostradën Ibrahim
Rugova dhe në të gjitha autostradat e Kosovës janë lënë vendet ku duhet të ndërtohen pikat e karburantit, po ashtu është e mira e kësaj që është një standard ku deri më tani pikat e karburantit janë ndërtuar pa kurrfarë standardi, aty janë standardi largësi deri në 30 kilometra”, shprehet Berjani.
Kryetari i Shoqatës së Natarëve të Kosovës, thotë se deri tash nuk është dhënë ndonjë arsye se pse ende nuk është ndërtuar një pikë karburanti në autostrada.
Por, ai shpreson që shumë shpejt do të ndërtohen pikat e karburantit në autostradë.
“ Pse s’janë, ma merr mendja që s’janë ndërtuar deri më tani është problemi që s’ka pas interes të Ministrisë, shkaku që pikat e karburantit dhe qytetarët e Kosovës kanë mjaftë ku të furnizohen dhe kjo është ma merr mendja epilogu, i cili deri më tani nuk është dhënë se pse s’po ndërtohen. Po ma merr menja që ditët në vijim do të ndërtohen në autostradë pikat e karburantit”, ka thënë Berjani.
Kaçaniku: Mungesa e pompave të derivateve në autostradë, është “duq” i interesave vetanake
Në anën tjetër kryetari i OJQ-së, “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, mungesën e pikave të karburanteve në autostradë e ka quajtur si “duq” të interesave vetanake.
“JO vetëm autostradat si investime kapitale, por edhe shumë investime tjera, të gjitha të financuara dhe të investuara nëpërmes buxhetit të gjeneruar. kryesisht nga qytetari, konsumator ,taksapaguesi, mungojnë nga gjëja më esenciale nga diskutimi publik. Askush neve si qytetarë ,konsumator, përdorues të rrugëve nuk na ka pyetur për asgjë dhe diku duqi siç thotë populli del”, shprehet Kaçaniku.
Ai, thotë se janë shumë arsye pse pompat e derivateve, ende mungojnë në autostrada.
“Sa i përket pompave ka edhe shumë duqa të tjerë, po rrugët janë të nevojshme, por jo me këtë kapacitet me eventualisht të 25% të këtij kapaciteti të këtij formati janë të nevojshme për qarkullim të jetës ekonomike dhe qytetare, por në marrëveshje me ne dhe pompat mungojnë për arsye të shumta”, tha Kaçaniku.
Kreu i Shoqatës së Natarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se vazhdimisht kanë ngritur zërin që aty duhet të ndërtohen pika të karburantit dhe të ketë kriter për ndërtimin e tyre, pasi sipas tij, deri më tani janë ndërtuar aq shumë pompa derivatesh “si kërpudhat pas shiut” dhe pa kurrfarë kriteri.
“Ne si shoqata e naftarëve jemi për pika të karburantit por të ketë kritere dhe kriter të jetë largësia p.sh nëpër komuna, largësia prej pikës së karburantit në pikë karburanti të jetë 5 km, në magjistrale 10 km dhe në autostradë 30 km, e jo të ndërtohen pika të karburantit shkel e shko. Na nuk jemi kundër, prapë po them dhe këto pika ekzistuese këto ma nuk mund të rrëzohen çka do të thotë se prej tash të ketë kriter për pika të karburantit”, pohon Berjani.
Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” mungesën e pompave në autostradë dhe grumbullimin e pompave brenda qytetit e vë në dyshim që me këtë rast po bëhet shpëlarje parash.
“Këtu ku jemi ne në Veternik, në një hapësirë prej 32 km katrorë nga 6 kilometra m rreth nesh janë mbi 30 pompa, ndërsa në 80 kilometra gjatësi që do të thotë me 200 kilometra katrorë, ne nuk e kemi asnjë pompë. Automatikisht imponohet dyshimi që këto pompa që janë mbi 30, janë për shpërlarje parash, ndërsa këndej nuk ka mundësi për shpërlarje parash se s’ka interes për pompa”, thotë ai.
Ndryshe, autostrada “Ibrahim Rugova”, e njohur edhe si Rruga e Kombit, është përuruar në nëntor të vitit 2013, nga pika kufitare Morinë-Krojmir, vazhdon të mbetët pa pompë derivatesh /Sahide Dedushi/arbresh.info/
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë