Tre mjekë ligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup sot pritet t’i bashkohen ekipit të ekspertëve në Sofje, i cili do taë bëjë autopsinë dhe identifikimin e trupave të personave të vdekur nga aksidenti në Bullgari.
Tre ekspertët kanë mbërritur tashmë në Sofje për të ndihmuar në përfundimin më të shpejtë të autopsisë, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“Është kryer procedura e nevojshme – dërgimi i një note zyrtare për angazhimin e mjekëve në prokurorinë e Sofjes. Prokuroria është gati ta miratojë përfshirjen e ekspertëve maqedonas në procesin e identifikimit”, ka thënë Osmani./express/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë