Google ADS

Në Aqarevë, një familje gjeti një gjallesë të rrallë dhe të rrezikshme brenda shtëpisë

21:51 | 5 Gusht 2018
V. S.

Kafshë të buta ka me bollëk. Por edhe të egra mund të ketë të fshehura nëpër malet e Aqarevës.

Këndejpari u shfaq edhe një gjallesë shumë e rrallë për këtë zonë.

Një akrep u shfaq në shtëpinë e Hajdin Avdullahut.

“Në banje e kam gjet akrepin’, thotë ai për Klan Kosovës.

Sipas tij një gjallesë e tij mund të ishte helmuese dhe e rrezikshme për tre fëmijët e tij.

“Kam mëndu që është lodër e fëmijëve. E kuptova që është e vërtetë kur lëvizi’, shton ai.

E për largimin nga shtëpia të gjallesës së rrallë iu deshtë ndihmë profesionale.

Në njësinë e zjarrfikësve në Skenderaj ku akrepi mbahet edhe më tej konfirmuan se rastet kur thirren për shpëtim nga kafshët dhe insektet janë të shpeshta.

Por pranuan se është hera e parë që hasën në një akrep.

Ndonëse ujëtokësorë të tjerë si gaforret kishin parë edhe më herët në këtë zonë./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme