Policia e Kosovës e ka konfirmuar për portalin Arbresh.info aksidentin e rëndë që ka ndodhur rreth orës 20:30 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në hyrje të fshatit Mazgit.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se rreth orës 20:30 në autostraden “Ibrahim Rugova” afër fsh. Mazgit është shkaktuar një vetaksident trafiku ku është përfshirë një veturë.
“Si pasojë e vetëaksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, një prej tyre me lëndime më të rënda. Njësitet policore për menaxhim të autostrades i janë përgjigjur rastit dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas procedurave të parapara për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar shkaqet e këtij vetëaksidenti”, ka thënë ai.
Sipa sHoxhës të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksor.
“Përderisa, segmenti rrugor i autostrades nga Truda deri në Mazgit është bllokuar përkohesisht për qarkullim deri sa njësitë policore kanë kryer procedurat e shiqimit të vendit të ngjarjes. Rreth ores 21:30 njësitë policore kanë përfunduar shiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga tani është liruar për qarkullim. Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve sepse janë vet ata që mund të kontribuojnë në reduktimin e aksidenteve që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”, ka thënë ai./Arbresh.info
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë