Ende pa kaluar një javë e plotë prej kur ishte thirrur në interpelancë kryeministri i vendit për tu përgjigjur para deputetëve për shtënën me armë nga zv/kryeministri Dardan Gashi, i cili kishte gjuajtur me armë në një aheng të organizuar nga Fatmir Limaj, sërish ky i fundit bëhet protagonist i skenave të tilla të prishjes së rendit publik dhe shkaktimit të rrezikut nga të shtënat me armë.
Kësaj radhe si për “inat” ndaj kritikave të ashpra që mori nga deputetet në Kuvend, video tregon se si Endrit Shala në prezencë të Limajt gjuan rafal hiq më pak se me një automatik.
Në videon e siguruar nga Mp, shihet zv/kryeministri Limaj dhe të tjerët duke ngreh dolli dhe duke u argëtuar me të shtënat e automatikut.
Nuk dihet nëse kjo video është e ahengut të njëjtë apo e ndonjë ahengu tjetër të organizuar në odën e Zv.kryeministrit Fatmir Limaj.
Kujtojmë se edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj edhe Fatmir Limaj, në mënyrë kategorike kanë mbrojtur veprimin e paligjshëm të ministrit Gashi, madje ata lidhur me rastin e mëparshëm nuk patën hezituar të shprehnin se shtënat me armë në ahengjet familjare janë traditë kanunore edhe pse është shkelje e ligjit dhe paraqet vepër penale.
https://youtu.be/JqCVGjrYYxA
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...