Në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve sot u mbajt një takim i nivelit të lartë midis anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve, Sulejman Ahmedi dhe Igor Ivanovski dhe delegacionit nga Banka Qendrore e Kosovës i kryesuar nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti.
Qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurimeve dhe lehtësimet dhe dobitë që mund të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve nga ky bashkëpunim, duke pasur parasysh fluksin e lartë të lëvizjes së kapitalit dhe të qytetarëve të këtyre dy vendeve fqinje.
Siç u potencua edhe nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti pala kosovare janë të gatshëm për bashkëpunim, të cilin e quajti të rëndësishëm dhe shpreson në arritjen e rezultateve konkrete të cilat do të jenë të dobishme për të dyja vendet./arbresh.info
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...