Në 8 vjetorin e vdekjes, LDK përkujton Nekibe Kelmendin

11:24 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Miq, familjarë e kolegë u mblodhën sot për të bërë homazhe te varri i nënkryetarës së LDK-së, Nekibe Kelmendi, me rastin e 8 vjetorit të vdekjes.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, e ka vlerësuar lartë rolin e saj në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Ai tha se Kelmendi perveç se i mungon LDK-së, u mungon edhe institucioneve të Kosovës.

“Ka qenë një grua e cila ka qenë shëmbull I punës dhe përkushtimit për Kosovën dhe për qytetarët e Kosovës, për LDK-në, pa dyshim që vdekja e saj, mund të themi e hershme është një mungesë, ndihet një mungesë e madhe jo vetëm për LDK-në, por edhe për institucionet tona sin ë ekzekutiv që ka qenë minister, sin ë legjislativ mund të them e përkryer në aspektin e përgaditjes profesionale. Sot së bashku me kolegë po e kujtojmë dhe po shprehim adminirmin tonë për gjithë atë që ka bë zonja Kelmendi” tha Beqiri

Nekibe Kelmendi lindi më 11 maj 1944 në Pejë, kurse vdiq më 19 qershor 2011, në moshën 67 vjeçare, në Prishtinë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme