Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim ka mbajtur një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës
Aksioni është mbajtur në kohën kur u shënua 48-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës.
Edolir Ahmeti, student i mjekësisë ka thënë se në këtë aktivitet për nder të 48 vjetorit të UP-së ne do të përmendet historiku i Universitetit, ngritja dhe rënia e tij, raporton Arbresh.info.
“Sot shënojmë 48 vjetorin e themelimit të Universitetit të Parë të Prishtinës. Është pikërisht ky vend nga ku u ngirtën intelektualët që donin ta largonin regjimin fashist të Serbisë. UP u bë vatër e rezistencës kombëtare madje edhe atëherë kur Sebia shpallte se në Kosovë nuk ka Universitet. Nga ky universitet u organizuan protesta që arritën ta lironin vendin nga regjimet dhe të shpallej Kosova Republikë. Mirëpo Republika e Kosovës dhe Universiteti sot nuk janë në gjendje të duhur pasi që janë të korruptuar”, ka thënë ai.
Berita Abazi, po ashtu studente e mjekësisë ka thënë se Arsimimi në Kosovë nuk është i lidhur me ekonominë dhe se për këtë sipas saj nuk ka prodhim.
“Meqenëse nuk kemi një ditë për papunësinë sot po flasim për këtë. Arsimi në Kosovë nuk është i lidhur me ekonominë dhe ekonomia nuk është e lidhur me prodhimin. Tregtia me nota të diplomave bëhet si të ishte mall i zakonshëm. Na kanë thënë se kur të mbarojmë universitetin do të kemi hapësirë ëpr investime që të inkuadrohemi mirëpo ata që i mbaruan Universitetet me notat më të larta po joshen nga investitorët e huaj dhe po barten atje ndërsa një pejsë po përballen me kushte të rënda ekonomike”, ka thënë ajo duke bërë me gisht tek pankartat ku ishin disa ftyra të ministrave të mëhershëm të Arsimit.
“Këto pankarta janë të ministrave të më hershëm dhe të ministrave të disa ministrive përkatëse si dhe rektorit që e kanë sjellë në këtë gjendje Universitetin”, është shprehur ajo./Arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030