Ish-deputeti dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi, në 42-vjetorin e demonstratave studentore ka thënë se me këto demonstrata, rinia ia doli të tregonte se populli i Kosovës e kishte vendin në anën tjetër të botës demokratike.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “me emocion e krenari sot përkujtoj dhe krenohem me pjesëmarrjen time aktive dhe të brezit tim në demonstratat e vitit ‘81, 11 e 24 Marsi dhe 1 e 2 Prilli”.
“Pjesëmarrja aktive në kohën kur isha student! Me këto demonstrata, pjesëmarrësit ndryshuan rrjedhën e Historisë së kombit tonë. Rinia ia doli të tregonte se populli i Kosovës e kishte vendin në anën tjetër të botës demokratike”, ka shkruar Kelmendi.
“Nga ajo ditë dhe gjer më tani pa rreshtur duke punuar, luftuar, vepruar vetëm e vetëm që të kemi një jetë demokratike, të lirë deri në përmbylljen e pavarësisë. Rinia e popullit tonë, edhe sot duhet të jetë promotor i zhvillimit, patriotizmit dhe le të nisemi nga një postulat të cilin po citoj; ‘Puno, Mëso, Jetoje jetën, lëviz lirshëm dhe zhvillohu, por mos e harro vendin tënd’. Lavdi të rënëve ndër breza për Liri, Demokraci e Pavarësi!”, ka shkruar Kelmendi. /arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...