Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë është zbuluar pllaka përkujtimore që iu kushtohet 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të parë në Kosovë nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kryesohet nga senatori Bob Dole.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, në këtë ngjarje tha se kjo është një ditë që Kosova po shënon një kthesë për pavarësi dhe liri të Kosovës, raporton arbresh.info.
Ndërsa, fotografi i kësaj ekspozite, Hazire Reka ka thënë se këto fotografi i ka realizuar para 30 viteve.
“Këto fotografi i kam realizuar para 30 viteve. E ju që nuk i keni qenë në pritjen madhështore të tij, sot e keni rastin ti shikon në ekspozitë, se çka ndodhi para 30 viteve në Kosovë”, ka thënë ai.
30 vjet më parë, pikërisht më datë 29 gusht të vitit 1990, senatorët kanë zbarkuar në Kosovë, ku për qëllim kishin mbledhjen e informacioneve lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut që bëhej në atë kohë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/662309907825071/
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit