Me rastin e shënimit të 30 vjetorit të miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), UNICEF-i dhe Bashkimi Evropian globalisht kanë bashkuar forcat për të organizuar ngjarje dhe aktivitete të ndryshme për të festuar këtë datë me rëndësi.
Në Kosovë gjithashtu jemi angazhuar për të mbledhur sa më shumë të rinj dhe fëmijë për ti fuqizuar ata në përkrahje të të drejtave të tyre por edhe për të dëgjuar zërat e tyre.
Ndaj për të shënuar këtë ditë, sot zyra e UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shtëpinë e Evropës dhe Save the Children kanë organizuar një bashkëbisedim në mes të qindra fëmijëve dhe ambasadorëve në Kosovë.
Me këtë rast, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, shefi i zyrës së Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, shefja e zyrës së Ambasadës së Luxembourg-ut, Natacha Gomes, ambasadori i Austrisë, Christoph Weidinger, si dhe drejtori i zyrës për qeverisje të mirë në Kryeministri, Habit Hajredini, diskutuan me fëmijët rreth të drejtave të tyre dhe preokupimet që kanë ata.
Me këtë rast shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin uroj të gjithë fëmijët për Ditën e të Drejtave të tyre, si dhe bëri thirrje për përkushtim më të madh në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre në Kosovë. “Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e çdo gjëje që bënë UNICEF dhe duhet të jenë pjesë e çdo gjëje që bëjnë të gjithë”, tha ai duke uruar të gjithë fëmijët për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës.
Edhe shefi i zyrës së Save the Children, Ahmet Kryeziu bëri thirrje për përfshirje sa më të madhe të fëmijëve në vendimmarrje. “Thërrasim të gjithë që të reflektojnë që të drejtat e fëmijëve në Kosovë të realizohen. Pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje duhet të jetë shumë më e madhe”, tha ai.
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ndërkaq bëri thirrje që të respektohet dhe implementohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve që pas një avokimi shumë vjeçar është miratuar këtë vit në Parlamentin e Kosovës. Ajo përmendi disa raste në të cilat të drejtat e fëmijëve cenohen, dhe tha se Kosova nuk është përjashtim për cenimet e të drejtave ndaj fëmijëve sikurse asnjë vend tjetër në botë, duke përmendur këtu dhunën ndaj fëmijëve, si dhe mospërfshirja e fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuar në jetë sociale dhe publike. “Po shohim ende fëmijë që punojnë në rrugë, fëmijë që janë të neglizhuar nga familja dhe shfrytëzojë këtë mundësi që të bëjë thirrje në respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve që është miratuar këtë vit”, tha Apostolova.
Nga një fjalë rasti patën edhe ambasadori austriak, Christoph Widinger i cili uroj të gjithë fëmijët dhe po ashtu theksoi se Austria është donatori më i madh i UNICEF-it në Kosovë. “UNICEF-i po bënë punë të jashtëzakonshme në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë dhe ne do të vazhdojmë të përkrahim këtë punë në mënyrë që të arrijmë tek secili fëmijë këtu”, tha ai. Derisa shefja e zyrës së Ambasadës së Luxembourgut, Natacha Gomes foli edhe për historinë e ratifkimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, duke treguar se bëhet fjalë për dokumentin që mori më së shumti përkrahje globale brenda vetëm një viti, me 50 shtete që ratifikuan atë. “Shteti im nuk ishte ndër të parët por e ratifikoi Konventën në 1994-tën dhe është tejet më rendësi që në të zotohemi të gjithë të mbrojmë të drejtat e fëmijëve sic parashihet me Konventë”, ka thënë ajo duke folur tutje edhe për mbështetjen e madhe që japin për Kosovën, sidomos përmes programit të vizitave në shtëpi që implementohet së bashku me UNICEF-in në Kosovë dhe Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të arritjes tek çdo nënë dhe fëmijë, sidomos atyre në nevojë.
Gjatë aktivitetit të sotëm, fëmijët parashtruan edhe shumë pyetje për ambasadorët. Ndërkohë UNICEF ka lansuar edhe raportin “Analizës së Stiuatës së Fëmijëve në Kosovë” për vitin 2019.
Po ashtu, UNICEF në bashkëpunim me MASHT dhe Shtëpinë e Evropës kanë nda edhe cmime për videot më të mira të realuzara për të drejtat e fëmijës, nga vetë fëmijët e shkollave publike të mesme të ulëta dhe të mesme të larta në Kosovë. Me këtë rast janë dërguar afro 70 video derisa janë vlerësuar pesë videot më të mira me kupona në vlerë prej 60 euro deri në 100 euro me të cilat fëmijët do të mund të blejnë libra në Librarinë “Dukagjini”.
Ndryshe, kjo javë shënon edhe javën kundë braktisjës së shkollave dhe me këtë rast, në kuadër të aktivitetit të përbashkët me UNICEF, dhe Shtëpine e Evropës, MASHT ka shpalosur edhe listën e shkollave publike që kanë marrë shpërblime për punën që kanë bërë në parandalimin e braktisjes së shkollave. Me këtë rast, MASHT ka shpërblyer shkollat e dalluara në trajtim dhe raportim të rasteve në rrezik të braktisjes (163 raste) për vitin 2019: Yll Morina, Mustafa Bakija, Selman Riza, Zef Lush Marku (në Gjakovë), Bedri Gjinaj, Fazli Graiqevci, Gj. K.Skenderbeu, Ismail Qemali, Migjeni, Shaban Idrizi (në Mitrovicë), Asim Vokshi, Emin Duraku, Iliria, Naim Frashëri, Pjetër Bogdani, Zenel Hajdini, Hilmi Rakovica, Xhavit Ahmeti, Shkolla e Gjelbërt (Prishtinë), Lekë Dukagjini, Motrat Qiriazi, Mati Logoreci, Mustafa Bakiu, Ibrahim Fehmiu (në Prizren); Tefik Çanga, Ahmet Hoxha, Ganimete Tërbeshi, Vezir Jashari, Naim Frashëri, Astrit Bytyqi ( në Ferizaj); SHMU1, SHMU 2, Mustafë Venhari (në Vushtrri); Skender Emërllahu, Dëshmorët e Vitisë (në Viti); Selman Riza, Bajram Curri (në Fushë Kosovë); Skenderbeu (në Gjilan); Ismail Qemali (në Istog); Dëshmorët e Kombit në Guncat (në Malishevë); si dhe Shkollat që në vitin shkollor 2018/2019 trajtuan dhe raportuan rastet e dhunës (22 raste): Faik Konica, Iliria dhe Zenel Hajdini në Prishtinë, Yll Morina , Selman Riza në Gjakovë; SHMU 1 dhe SHMU 2 në Vushtrri; Dëshmorët e Kombit në Deçan; Hivzi Sulejmani në Fushë Kosovë; Bedri Gjinaj në Mitrovicë; Haziz Tola në Prizren.
Po ashtu, Posta e Kosovës ka lansuar një seri të pullave postare me rastin e 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të cilat sot janë dorëzuar edhe tek zyra e UNICEF-it në Kosovë.
UNICEF në Kosovë falendëron të gjithë të angazhuarit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ndërsa uron të gjithë fëmijët në 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...