Me rastin e 24-vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Sot janë bërë 24 vjet, prej kur forcat policore e ushtarake të Serbisë ja mësynë gjatë luftës çlirimtare për herë të dytë kullës së Jasharajve, me ç‘rast i patën plagosur Selvete Jasharin, vajzën e Hamëz Jasharit dhe Iliriana Jasharin, vajzën e Rifat Jasharit”, tha kryeministri Kurti.
Ky nuk është sulmi i vetëm mbi këtë kullë. Sulmi i parë kishte ndodhur në vitin 1991.
“E kemi obligim institucional, kombëtar e shoqëror, që këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë, sepse është një margaritar i historisë tonë të lavdishme e njëkohësisht edhe të dhimbshme”, tha në fund të deklaratës së tij kryeministri Kurti.
Pas homazheve, kryeministri Kurti vizitoi kullat ku u takua edhe me familjen Jashari si dhe pa nga afër ndërhyrjet emergjente që po bëhen në këto kulla me qëllim mbrojtjen e tyre nga degradimi. Ecjen e tyre e vazhduan deri te shtëpia e Hamit dhe Salë Jasharit./arbresh.info/
Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:
Sot me rastin e 24 vjetorit të sulmit mbi Jasharajt, në 22 janarin e vitit 1998 aso kohe, erdhëm që të bëjmë homazhe tek varret e tyre, dhe njëkohësisht më pas të shikojmë se si janë duke u bërë ndërhyrjet emergjente në kullën e Jasharajve, si janë duke u bërë ato shtrëngimet fillestare, në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet dhe të mbrohet.
Sot janë bërë pra 24 vjet, prej kur forca të shumta policore e ushtarake të Serbisë ja mësynë gjatë luftës çlirimtare për herë të dyte kullës së Jasharajve, me ç‘rast i patën plagosur Selvete Jasharin, vajzën e Hamëz Jasharit dhe Iliriana Jasharin, vajzën e Rifat Jasharit. Selvetja më pas vritet gjatë Epopesë së UÇK-së, me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.
Pra, para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së, ka pasur sulme mbi këtë kullë, madje sulmi i parë është qysh në vitin 1991, pra, para më shumë se 30 vjetëve dhe ne e kemi obligim institucional, kombëtar e shoqëror, që këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë, sepse është një margaritar i historisë tonë të lavdishme e njëkohësisht edhe të dhimbshme.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte