Në 22 vjetorin e çlirimit, Kosova nderon ushtarët e NATO-s të rënë gjatë luftës

09:25 | 12 Qershor 2021
L G

Në 22 vjetorin i ditës së çlirimit të Kosovës, krerët e shtetit vendosën kurora lulesh tek Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të NATO-së, të rënë në luftën e fundit në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Kurora lulesh vendosi Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministri e vendit, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

Ndryshe 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme