Me rastin e 20 vjetorit të Betejës së Koshares, qytetarë të shumtë si dhe liderët e institucioneve të Kosovës kanë bërë homazhe sot në Kompleksin e Memorialit të Betejës në Koshare, raporton Arbresh.info
Më këtë rast gjatë manifestimit për nderë të kësaj dite, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zgjodhi pikërisht përvjetorin e 20 të Betejës së Koshares që brigadës 138 Agim Ramadani t’ia ndaj deklaratën “Urdhër të Lirisë”.
Nga Kosharja, Presidenti Thaçi tha se ishte kjo betejë që i dha vulë lirisë së Kosovës.
“Beteja e Koshares ka hapur një kapitull të ri në atë kohë për Kosovën. Sot kremtojmë 20 vjetorin e kësaj beteje, kjo vendimtare për çlirimin e Kosovës. Këtu ishin bashkuar të gjithë më një qëllim çlirimin e Kosovës nga okupimi i Serbisë. Sot kujtojmë edhe masakrat që shteti i Serbisë i ka kryer në Kosovë. Këto kanë dinjitetin dhe krenarin në sytë e çdo shqiptari. Jemi 20 vite nga kjo betejë, 20 vite nga themelimi i shtetit tonë për një Kosovë Euroatlantike që gjithmonë do të ju jetë mirënjohës për miqtë e Kosovës. Urime themelimi i ushtrës 20 vite pas çlirimit. Sot kam vendosur që të dekretoj me “Urdhërin e Lirisë”, brigadën 138 Agim Ramadanit . Me ketë rast të gjithë dëshmorët e kësaj brigade shpallen heronj të Kosovës” tha Presidenti Thaçi
I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Veseli më këtë rast tha se u deshën 100 vite qe kjo brigadë nga këtu t’i thotë pro bashkimit.
“Për 100 vite pikërisht këtu ndaheshin Shqiptarët. U desh 100 vite që trimat si Agim Ramadani e Sali Ceku dhe 113 dëshmoret e tjerë të vinë këtu e t’i thojnë jo ndarjes, pro bashkimit. Ndihuni krenar më të afërmit tuaj se ju jepet më të shtrenjtën e ata ja dhanë Kosovës lirin. Shqiptarët edhe mund të lëshojnë vendin e vet si ditëve të fundit, por Kosova do të mbetet përherë e tyre” tha Veseli
E ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha në emër të Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo betejë nuk zgjati me orë por më javë të tëra për të çliruar Kosovën.
“Serbia në vazhdimësi është munduar që beteja e humbura ti paraqet si fitore. Shteti fqinjë është munduar t’i paraqet si njësi që e kanë sulmuar kufirin shqiptaro shqiptar. Këto praktika të tyre janë të njohura. Forcat e Brigadës 138 Agim Ramadani pas vëzhgimeve kishin detajuar planin dhe pikat strategjike për këtë betejë. Beteja e Koshares ishte betejë që zgjati 10 javë dhe jo me orë. Ishte vështirë të gjendej një ditë ku luftëtaret të mund të relaksoheshin. Këta djemtë një motiv dhe zemër të madh ishin të vendosur që të luftojnë deri në çlirimin e Kosovës. Ky vit është edhe me i shënuar pasi që e kremtojmë më mandatin e ri të ushtrisë “, tha Berisha.
Jashar Ramadani, vëllai i Agim Ramadani në emër të familjarëve tha se sot më shumë se kurrë duhet të jeni të bashkuar që të rinjtë mos të bredhin rrugëve.
“Flas sot pas 20 vitesh jemi me të lehtësuar se kemi edhe një amanet të kryer siç është ushtria. Kosova tashmë ka ushtrinë e saj. Vëllezërit e pushkës i keni të përkushtuar. Sot ata do të dëshironin të jenë më më mirë, Kosova të shkoj në rrugë të duhur. Sot më shumë se kurrë dëgjojmë thirrjet që të bashkohemi më shumë se kurrë dhe të qojmë vendin përpara. Duhet të jeni të bashkuar që të rinjtë tan mos të bredhin rrugëve të Evropës” tha ai
Ndryshe për nder të kësaj beteje në Kosovë çdoherë, çdo vit mbahet tubimi përkujtimorë “Ditët e Shqipës”.
9 prilli është simbol i thyerjes së kufirit. Kjo betejë e prirë nga udhëheqësi i brigadës Agim Ramadani ka zgjatur gjithsej 10 javë. /arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...