Në 14:00 vjen edhe një aeroplan me udhëtarë nga Dusseldorf-i

10:12 | 20 Mars 2020
Arbresh.info

Sot në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës ‘Adem Jashri’ do të arrij një aeroplan me udhëtarë nga Dusseldorf.

Aeroporti arrin në orën 14:00 i organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, shkruan arbresh.info.

Gjithashtu njofton të gjithë udhëtarët me shtetësi kosovare që gjenden jashtë vendit që për kthim në Kosovë të kontaktojnë ambasada në shtetet përkatëse.

“VEMENDJE:

Njëri fluturim nga Dusseldorf për në Prishtinë është planifikuar të jetë me udhëtarë në arritje në orën 14:00 i organizuar nga Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit!
PER FLUTURIMET NE ARRITJE NE PRISHTINE, UDHETARET ME SHTETESI KOSOVARE LUTEN QE TE KONTAKTOJNE ZYRET E AMBASADAVE TE KOSOVES NE SHTETET PERKATESE KU NDODHEN!”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Kujtojmë që udhëtarët që do të vinë në Kosovë do të qëndrojnë për 2 javë në Qendrën e studentëve në Prishtinë.

Njëjtë është vepruar edhe me udhëtarët që kanë ardhur të enjten nga apo përmes aeroportit të Stambollit./ arbresh.info /

Qendra e Studentëve siguron qytetarët që do të vendosen se kushtet janë të përshtatshme

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme