Në 14 lokacione në Serbi e Kosovë janë gjetur 11 mbetje mortore të luftës së fundit

Rashke
11:41 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Konferenca e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ka mbajtur konferencë për media kanë njoftuar se ka pasur gërmime për gjetjen e trupave të zhdukur në Serbi e në Kosovë.

Ramë Manaj nga ky komision tha se në Kizhovak është lokacioni i pestë ku janë gjetur mbetjet mortore.  Ndërsa edhe në Kosovë ka pasur gërmime.

Manaj ka bërë të ditur se gjatë këtij viti në Kosovë janë zhvilluar gërmime në 9 lokacione, kurse një në Serbi, në varrezën e Kizhevakut.

“Procesi i kërkimit dhe gjetjes për të zhdukurit është i ndjeshëm dhe shumë kompleks. Në këtë periudhë, sidomos në pjesën e dytë të vitit kemi pas në terren. Kizhevaku është lokacioni i 5 ku janë gjetur mbetje. Në Kosovë këtë vit kemi pasur gërmime në 9 vende që ka rezultuar me 11 mbetje trupash”, ka thënë Manaj.

Ai ka shtuar se kanë pritur që BE-ja të shtojë presionin më të madh ndaj Serbisë.

“Kemi pritur që BE-ja të shtojë një presion më të madh te Serbia për të nxjerrë informacione dhe që kjo fatkeqësi të përfundojë, por kjo nuk ka ndodhur. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe. Çështja e të pagjeturve është ngritur në nivelin më të lartë ndërkombëtar në Bruksel dhe marrëveshjen e Washingtonit”, ka thënë ai.

Manaj njoftoi se është duke u bërë identifikimi i tyre.

Në anën tjetër, tanimë dihet se gërmimet për mbetje të tjera mortore në Kizhevak pranë Rashkës janë ndërprerë për shkak të stinës së dimrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme