“28 Nëntori”, është festë e gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.
Kjo datë shënon jo vetëm Pavarësinë e Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit, por edhe ditëlindjen e komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në skenë për herë të parë, raporton Arbresh.info.
Në këtë datë të rëndësishme nuk ka sesi të mos e kujtojmë të madhin Ismail Qemailin, i cili ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912.
Kopje e gjallë e Ismail Qemajlit është qytetari nga Mitrovica, Bedri Selmani, i cili për nderë të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, flet për Arbresh.info.
Mjekra e tij e bardhë, kapela e zezë dhe kostumi që ai e vesh në raste të caktuara festive e bëjnë Selmanin të ngjajë shumë në njeriun Ismail Qemalin.
Në ditën kur ne e intervistuam, ai nuk kishte kostumin e Ismail Qemailit, por përsëri ngjasimi me të nuk zbehet.
Ai, tregon edhe emocionet që i përjeton nga komentet e qytetarëve, se si e thërrasin shoqëria, sa është mishëruar më këtë epitet të ri.
Për Selmanin ngjasimi me figurën e madhe shqiptare është një përgjegjësi.
Ishin nxënësit e shkollës fillore “Ismalil Qemaili” në Mitrovicës e vërejtën ngjasimin e tij me njeriun e madh të kombit shqiptar.
Ai tregon se sa herë që vjen në Prishtinë e viziton shtatoren e Qemailit.
Ai tregon se kur dhe pse nuk ka dëshirë ta thërrasin në emrin e tij të vërtetë.
Ai na tregon se sot pikërisht për festën e madhe mbarëkombëtare do të jetë në Nju Jork, ndryshe nga vitet tjerë kur për çdo 28 Nëntor, ai është në Vlorë.
Në qendër të Prishtinës, aty ku është e vendosur edhe shtatorja e Ismail Qemalit, Selmani na solli fjalimin e babës së kombit shqiptar, që e kishte thënë në ditën kur e ngriti flamurin shqiptar dhe shpalli Pavarësinë e shtetit shqiptar.
Ekipi i Arbresh.info, nuk u nda pa një mesazh për të gjithë shqiptarët kudo që janë, e të cilët sot festojnë e kremtojnë ditën më historike të kombit. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...