Ipeshkvia e Kosovës ka organizuar sot një akademi solemne për të shënuar 111-vjetorin e lindjes së humanistes së madhe shqiptare, Shën Nënë Tereza.
Në këtë akademi solemne ishin të pranishëm edhe krerë të lartë të shtetit.
Në një fjalë rasti, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani foli për figurën e Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Tereza), e cila sipas saj është simbol i dashurisë, paqes dhe humanizmit, dhe e cila u shndërrua në simbol të përfaqësimit të popullit shqiptar duke kthyer vëmendjen e botës, shkruan arbresh.info.
“Nënë Tereza paraqet njërin nga personalitetet më të shquara kombëtare. Ajo shpalosi vlerat më të mira të kombit dhe i shndërroi në vlera të gjithë njerëzimit. Ne duhet të mësojmë çdo ditë nga dashuria e saj për njerëzit. Nuk mund t’ua mbyllim derën të varfërve dhe ne nuk do të mund t’iu mbyllim, ashtu siç ka thëne presidenti Rugova se “shtëpia jonë është edhe e mikut”, u shpreh presidentja Osmani.
Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se është koha që të ndërtohet vetja, e për këtë sipas tij, frymëzim duhet të jetë Nënë Tereza.
“Ne gjithë mburremi që ajo ka qenë shqiptare. Të gjithë do t’ia kthejmë nderin nëse do të bëhemi si ajo. Nënë Tereza e shihte Krishtin, sepse njeriu vetëm në pasqyrë e sheh vetën e vet. Ne nuk mund ta ndërtojmë vetveten duke bërë sakrifica të mëdha”, tha Gjergji.
Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe.
Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.
111-vjetori i lindjes së humanistes së madhe shqiptare Shën Nënë Tereza, këtë vit koincidon me 5-vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku./arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...