Google ADS

Ndryshon orari i punës edhe për barnatoret

07:54 | 28 Mars 2020
A. B.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që barnatoret në gjithë Kosovën të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 17:00.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.

“Barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas ZKM’së, barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM, në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.

“Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale”, njofton ZKM’ja.

Shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë Vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme