Google ADS

Ndryshon orari i lëvizjes, ja cili është orari i ri

22:44 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Ka ndryshuar orari i kufizimit të lëvizjes.

Tani ndalohet qarkullimi nga ora 17:00 deri në orën 06:00, shkruan portali arbresh.info.

Ndryshimin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, posa i propozoj Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik. Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00”, thuhet të njoftimin e Vitisë.

Tutje ministri ka bërë thirrje që të ndiqen e zbatohen masat e reja.

“Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.

“Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore”, përfundoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme