Profesori i Meterologjisë, Sylë Tahirsylaj ka folur për motin që do të mbizotërojë në ditët në vijim. Ai ka thënë se vendi ynë do të ketë mot të ndrysheshëm.
“Vendi ynë do të vazhdojë me shpejtësi të masave ajrore dhe atyre që kanë qenë në pjesën jug-përendimore. Si rrjedhojë e kësaj moti do të jetë i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, me vranësira, të cilat gjatë ditës do të marrin karakter zhvillimi”, ka thënë Sylaj për Gazetën Metro.
Tahirsylaj ka njoftuar se ky mot do të përcjellet me reshje shiu, ku ka mundësi të ketë edhe breshër, vetëtimë dhe bubullimë.
“Vranësirat do të përcjellen me reshje shiu, ka mundësi edhe për bresher, vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat minimale do të jenë 9-12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 20-24 gradë Celsius. Kjo gjendje e motit do të jetë e qëndrueshme gjatë gjithë javës, faktikisht edhe javën e ardhshme moti nuk do të jetë stabil jo vetëm në rajon, por edhe në vendin tonë”.
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...