Sot ka nisur shqyrtimi gjyqësor për rastin “Stenta 2”, ku të përfshirë janë mbi 40 mjekë të spitaleve publike, raporton KTV.
Në këtë rast ka pësuar ndryshime trupi gjykues me arsyetimin se njëra nga gjyqtaret ka një lëndë në paraburgim.
Avokati, Arianit Koci ka kërkuar pauzë për të shqyrtuar këtë ndryshim me avokatët, por që atij i dhënë pauzë.
Derisa me këtë rast kryetarja e trupit gjykues, Shahadije Gërguri i ka tërhequr vërejtjen avokatit Koci për kodin e sjelljes në gjykatë.
E akuzuara Perihane Sefa ka kërkuar që të lirohet për shkak të gjendjes shëndetësore, por kryetarja e trupit gjykues nuk e ka liruar atë nga seanca.
Me këtë rast kryetarja i ka tërhequr vërejtjen përsëri avokates së të akuzuarës Sefa, Kosovare Kelmendi për shkak të insistimit të saj për t’u liruar nga seanca.
Kelmendi ka thënë se Gjykata do të marrë përgjegjësinë për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të klientës së saj.
Por, gjyqtarja Shahadie Gërguri ka thënë se nuk do të lejojë më që ky proces të zvarritet.
Shumë prej të akuzuarve kanë kërkuar që procesi të kthehet në fillim për shkak të ndryshimit të trupit gjykues.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës