Në Tiranë, u zhvillua tryeza e përbashkët konsultative në mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës me qëllim të ndryshimit të marrëveshjes ekzistuese për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale në mes të dyja vendeve.
Gjatë kësaj tryeze në të cilën morën pjesë Zëvendësministrat e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, z. Blerim Sallahu, përkatësisht z. Klajdi Karameta, janë zhvilluar diskutime rreth ndryshimeve të propozuara nga ekspert ndërkombëtar, finalizimi i ndryshimit të marrëveshjes për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe procedimi i mëtutjeshëm.
Zëvendësministri Sallahu gjatë këtij takimi ka vlerësuar tri marrëveshjet ekzistuese lidhur me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, Marrëveshja për Ekstradimin dhe Marrëveshja për Transferimin e Personave të Dënuar të cilat, sipas tij, kanë qenë në funksion të forcimit të marrëdhënieve ndër shtetërore, rritjes së bashkëpunimit si dhe kanë ndihmuar në avancim e mëtejshëm ndërkombëtar në fushën e të drejtës penale, me theks të posaçëm rritjen e pjesëmarrjes aktive në procesin e bashkëpunimit tonë me shtetet evropiane. Por, sipas zëvendësministrit Sallahu, në këto marrëveshje nuk parashihen disa metoda moderne të bashkëpunimit, impakti i të cilave është i jashtëzakonshëm, e të cilat po i ndryshojmë.
Përditësimi i këtyre marrëveshjeve dhe përforcimi i tyre me elementet shtesë, do të rezultojë me konkretizim dhe intensifikim të luftës ndaj krimit të organizuar dhe
grupeve kriminale që janë në operim.
“Me unifikimin procedural në aspektin e fushës juridike, po e rrisim sovranitetin shtetëror duke kontribuar për parandalimin e krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, duke ua lehtësuar punën institucioneve tona hetuese dhe duke u dhënë atyre mundësi të jenë shumë më efikase” tha Sallahu.
Amandamentimi i marrëveshjeve ekzistuese, parasheh rregullimin e kapitujve të veçantë me dispozita për: sekuestrim dhe konfiskim; identifikim të aseteve të natyrave të ndryshme; krijim të grupeve të përbashkëta hetimore; bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes prokurorive dhe gjykatave për njohjen dhe zbatimin e vendimeve penale etj.
Ngjarja është mbështetur nga Projekti “IPA2019” GIZ./arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...