Rënia e temperaturave nga 40 gradë në 20 gradë celsius ka ndikuar dukshëm në kulturat bujqësore. Përderisa nga meteorologët një ndryshim i tillë i temperatura po shihet të jetë normale, bujqit dhe zyrtarë nga ministria e Bujqësisë, tregojnë për pasojat që do të sjell në rendimentet bujqësore.
Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta. Por, rënia e tyre për rreth 50 për qind ka sjell telashe për të mbjellat në përgjithësi.
Këto ndryshime temperaturash që ndryshuan nga 40 gradë celsius në 20 gradë po shihen normale nga meteorologët.
Sylë Tahirsylaj, meteorolog, shpjegon se ndryshimi i temperaturave ndikon më pak në vendet ku ka sistem ujitje dhe sidomos atyre të serave.
Tahirsylaj theksoi se faktori njeri po ndikon vet në degradimin e natyrës, dhe ky degradim qon më tej në ndryshimet e vazhdueshme klimatike.
Kjo situatë atmosferike që kaluam nuk ka lënë pa prekur bujqit, të cilët shprehen se prodhimet e tyre u janë dëmtuar dukshëm.
Hana Mehmeti nga lagjja Emshir e Komunës së Prishtinës tregon për pasojat që ka pasur ndryshimi i temperaturave në kulturat bujqësore që ajo kultivon.
Ndërsa Isuf Cikaqi Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregtisë në Ministrinë e Bujqësisë bëri të ditur se këto ndryshime klimatike ndikojnë në frenimin e zhvillimit te këtyre kulturave, kryesisht bimëve që kultivohen në ambiente të hapura.
Meteorologët thonë se kjo situatë që kaluam këto ditë nuk do të përsëritet më përgjatë këtij viti.
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit