Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur me rastin e ndërhyrjes në uebfaqen e presidencës, dku Jakup Krasniqi është prezantuar si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në konferencën e përbashkët të Osmanit me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius tha se rasti është duke u hetuar për gjetjen e personit që ka bërë ndërhyrje në uebfaqen e presidencës, shkruan Arbresh.info.
“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, ka thënë ajo.
Osmani ndër të tjera u shpreh se sapo të zbulohet kush ka bërë ndërhyrje, do të japin më shumë detaje.
Ndreyshe, dje këshilltari i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi.
Presidenca i kërkon falje familjes së Jakup Krasniqit. “U sigurojmë se ky veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim të askujt nga ekipi i saj”, ka theksuar Kupina.
LEXO EDHE:
“Do të kërkojmë hetim”, Presidenca reagon lidhur me biografinë e Jakup Krasniqit në faqen zyrtare
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...