Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave po ndikon në shëndetin e qytetarëve të cilët thonë se ky ndryshim po ndikon negativisht në shëndetin e tyre.
Mjekët ndërkaq vazhdojnë të bëjnë thirrje që qytetarët nga ora 10:00 deri në orën 17:00 në temperatura të larta të mos i ekspozohen diellit në mënyrë që të mos kenë probleme me shëndet pas ndryshimit të motit.
Për shkak të ndryshimeve të mëdha të motit shumë qytetarë në këtë kohë mund të ankohen për migrenë, lodhje dhe sëmundje reumatike thonë mjekët.
Rënia e menjëhershme e temperaturave në sezonin e verës sipas qytetarëve po ndikon negativisht në shëndetin e tyre.
“Ky ndryshim sidomos te njerëzit e moshuar por edhe te fëmija, njerëz që janë të sëmurë për këta është shumë e vështirë”, tha një qytetar për televizionin 21.
Në Emergjencë po paraqiten qytetarë që kanë probleme me rritje të shtypjes së gjakut, marramendje dhe dhimbje në nyje.
Mjeku i emergjencës Skender Fetahu u këshillon kujdes të shtuar qytetarëve.
‘Personat me sëmundje kardiovaskulare mos t’i ekspozohen të nxehtit prej orës 10:00 deri në orën 17:00. Të konsumojnë ujë dhe jo lëngje të gazuara”, tha ai.
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë