Edhe pse Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka paralajmëruar se Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se do të jetë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, monitorues të këtij procesi kanë vlerësuar se ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Një gjë e tillë pritet të ndodhë sipas tyre veçmas tash kur dihet që draftstatuti për këtë Asociacion i hartuar nga ekipi menaxhues do të jetë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit (kundër Kushtetutës së Kosovës).
Në anën tjetër, deputetë nga partitë opozitare i kanë thënë gazetës “Zëri” se ekipi menaxhues me draftstatutin e përpiluar është duke i bërë lojëra Brukselit për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës.
Ndërsa përfaqësuesit e pozitës, edhe pse ende nuk kanë marrë përgjigje nga Bashkimi Evropian në lidhje me përmbajtjen e draftit në fjalë, janë shprehur të bindur se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...