Sipas Prishtina Weather dita e martë e kësaj jave do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të ketë edhe vranësira kalimtare. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vende-vende mund të fillojnë edhe reshjet e shiut.
Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 16C, e në vise malore -5C deri 10C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s, nga Dukagjini me hove deri në 14m/s.
Në mbrëmje era ndryshon drejtimin dhe fryn nga verilindja. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e në periudha të qetësisë mund të kaloj në të dobëta.
Ndërkohë e mërkura do të karakterizohet me mot të vranët, më ftohtë dhe me erë.
Nga mëngjesi priten të reshura bore edhe në vise të ulëta, nga Dukagjini të përziera edhe me shi. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 5C, e në vise malore -7C deri -2C. Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 4-10m/s, me hove deri në 14m/s. Indeksi UV: 2. Indeksi i cilësisë në vlera të pranueshme dhe të mira.
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...