Ndryshe nga Kosova, delegacioni amerikan në Serbi pati kohë për darkë, verë e këngë

09:12 | 23 Shtator 2020
Arbresh.info

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili udhëhiqej nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, e që përbëhej nga zyrtarë të gjashtë agjencive, duke përfshirë atë të Energjisë, Tregtisë ka vizituar të hënë Kosovën.

Delegacioni amerikan, i cili ka zhvilluar takim në Qeverinë e Kosovës, përveç ambasadorit Grenell, përbëhej nga kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA, (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID-it, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në ShBA, shkruan Arbresh.info.

Grenell bashkë me 13 zyrtarë të tjerë në Kosovë qëndruam vetëm tri orë.

Pas Kosovës vazhduan për në Serbi ku ndryshe nga Kosova atje qëndruan më gjatë dhe me një pritje krejt tjetër.

Në pamjet që publikuar Presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq shihet se amerikanët morene dhe dhurata nga serbët.

Delegacioni amerikanë zgjodhi Beogradin për darkë ku sipas fotografie të postuara nga Vuçiq shihen se ish ne disponim të mirë.

Amerikanët Serbinë e zgjodhën edhe si vend për hapjen e Zyrës së Korporatës për Zhvillim Financiar Ndërkombëtare (DFC).

Richard Grenell, ka publikuar një video nga darka e mbrëmshme që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe atij amerikan.

Ata u panë duke i kënduar Alabamës dhe Virxhinias Perëndimore, të cilën Grenell e quajti të mahnitshme.

Këngëve “Country roads” dhe “Sweet home Alabama” ia morën edhe Vuçiq e Bërnabiq.


Këto janë disa nga fotografit të postuara.

 

Të gjitha detajet nga vizita e amerikanëve në Kosovë, çka tha Grenell e çka ndodhi

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme