Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin vjetor për gjendjen e mjedisit për vitin 2016, raporton arbresh.info.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se sa i përket cilësisë së ajrit ndotja më e madhe është në Prishtinë dhe Obiliq.
” Sa i përket ndotjes së tokës ajo është brenda standardeve mirëpo është shqetësuese shndërrimi i tokave bujqësore në ato industriale,” është shprehur ministrja Reshitaj në mbledhje të Qeverisë.
Në paraqitjen e raportit të gjendjes së mjedisit ajo tha se ka trend pozitiv në rritjen e zonave të mbrojtura.
Ministrja Reshitaj para qeverisë paraqiti edhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
“Një nga rekomandimet është marrja e masave në funksionalizim nacional për kontrollin e cilësisë së ajrit, mbrojtja e resurseve natyrore e shtazore të rrezikuara,” është shprehur ajo.
/arbresh.info/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj