Një hulumtim i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lidhur ndotjen e ajrit me një tjetër shqetësim shëndetësor, duke gjetur se cilësia e dobët e ajrit mund të ndikojë në ciklin menstrual të vajzave adoleshente.
I kryer nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit, studimi i ri mblodhi të dhëna nga 34,832 femra që morën pjesë në një studim të gjerë, që analizonte shëndetin dhe vendndodhjen e pjesëmarrësve.
Rezultatet treguan se ekspozimi i pjesëmarrëseve ndaj ndotjes së ajrit gjatë shkollës së mesme ishte i lidhur me një shans pak më të rritur të cikleve të menstruacioneve të parregullta dhe një kohë më të gjatë për cikle, për t’u bërë të rregullta në shkollë të mesme dhe në moshën madhore.
Studimet e mëparshme kanë sugjeruar tashmë se ndotja e ajrit mund të ketë një efekt negativ në aktivitetin hormonal, duke shkaktuar potencialisht infertilitetin, sindromën metabolike dhe sindromën e vezoreve policistike.
Sidoqoftë, ky studim është i pari që tregon se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit në mesin e vajzave adoleshente (moshat 14-18 vjeç) shoqërohet me rregullsinë e ciklit menstrual, i cili përgjigjet ndaj rregullimit të hormoneve.
Ndotja e ajrit ka qenë gjithashtu e lidhur me një sërë problemesh të tjera shëndetësore, përfshirë astmën te fëmijët, presionin e lartë të gjakut, shëndetin kardiovaskular dhe madje edhe gjumin e ndërprerë.
Një raport i publikuar në fund të vitit 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, me bazë në Kopenhagë, gjithashtu sugjeroi që ndotja e ajrit shkakton më shumë se 500,000 vdekje të parakohshme në të gjithë Evropën çdo vit, pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ndërsa një raport i vitit 2015 zbuloi se ndotja e ajrit mbyti 9 milionë njerëz më 2015.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...