Shitja e veturave me naftë ka rënë ndjeshëm vitin e kaluar në botë.
Njerëzit brenda industrisë e fajësojnë retorikën antidizel nga qeveritë, autoritetet lokale, dhe aktivistët për ambient të pastër për ndikim te konsumatorët.
Këmbëngulin se motorët modernë me naftë janë në të vërtetë shumë të pastër dhe rreziqet ndaj shëndetit prej tyre janë ekzagjeruar.
Ata po ashtu thonë se mund të luajnë një rol të rëndësishëm për reduktimin e lëshimit të gazrave të dyoksidit të karbonit, për të përmbushur objektivat e ndryshimeve klimatike.
A janë, pra, dizelët modernë vetëm viktima të zërave të këqij, apo janë vërtet seriozisht të rrezikshëm për shëndetin?
Realiteti është më i ndërlikuar se që mund të mendohet. Është e vërtetë se disa motorë me naftë prodhojnë më pak gazra toksikë sesa disa motorë me benzinë, por benzina mbetet dukshëm opsioni më i pastër, raporton BBC.
Ndonëse edhe motorët me naftë, edhe ata me benzinë, e shndërrojnë energjinë kimike në energji mekanike, duke e djegur karburantin, ato e bëjnë këtë në mënyra të ndryshme, transmeton Gazeta Express.
Një motor me naftë, në parim, përdor më pak karburant dhe prodhon më pak dyoksid karboni, sesa një motor me benzinë, që prodhon po aq sa një motor me naftë.
Megjithatë, ky efikasitet superior vjen me një çmim. Motorët dizel prodhojnë nivele më të larta të grimcave, gjatë procesit të djegies.
Këto mund të depërtojnë thellë në mushkëri, duke shkaktuar pezmatim dhe duke nxitur sulme nga astma.
Rreziku më i madh vjen nga grimcat më të vogla, sipas Dr Matthew Loxham, hulumtues i toksikologjisë nga ajri i ndotur, në Universitetin e Southhamptonit.
“Ato depërtojnë aq thellë në mushkëri, tek sipërfaqet ku oksigjeni hyn në trupin tonë. Këto grimca me shumë gjasë mund të hyjnë në gjak”, ka thënë ai.
“Ata mund të rrisin rrezikun për sulm në zemër tek njerëzit që janë më të prekshëm, që vuajnë nga sëmundje”, ka treguar Loxham.
Megjithatë, dizelët modernë në të vërtetë lëshojnë shumë pak grimca – sepse vijnë me filtra të veçantë.
Sipas shefit ekzekutiv të Emissions Analytics, Nick Molden, këto sisteme funksionojnë bajagi mirë.
Kompania e tij kryen testime në terren të lëshimit të gazrave, për dallim prej testimeve që bëhen nga prodhuesit për të certifikuar automjetet e tyre të reja, të cilat deri së voni janë bërë ekskluzivisht në laboratorë.
“Dizelët modernë nuk kanë probleme me grimcat”, ka thënë. “Filtrat pastrojnë 99 për qind të grimcave. Për aq sa nuk manipulohen, këto filtra janë shumë efektive”, ka shpjeguar Molden.
Por, dizelët po ashtu prodhojnë okside të nitrogjenit, apo NOx, dhe mënyra se si trajtohen këto është shumë e rëndësishme.
Ekspozimi afatgjatë ndaj dyoksidit të nitrogjenit, në veçanti, mund të dobësojë funksionin e mushkërive, të rrisë rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe të shtojë reaksionet alergjike.
Ekzistojnë teknologji efektive, që mund të reduktojnë në mënyrë drastike prodhimin e NOx. Për më tepër, standardi aktual evropian i lëshimeve, Euro 6, përcakton qartë se sa shumë lejohet të prodhohet.
Euro 6 aplikohet tek të gjitha veturat e reja, të shitura që nga shtatori i vitit 2015. Limiti ligjor për NOx për motorët dizel është përgjysmuar, krahasuar me standardin e mëparshëm, Euro 5.
Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve thotë se dizelët e fundit janë të barabartë me homologët e tyre me benzinë, kur bëhet fjalë për ndikimin në cilësinë e ajrit.
Ndërkohë, paralajmërohet se motorët me benzinë mund të bëhen më të ndytë, teksa prodhuesit po përpiqen t’i bëjnë këta motorë më efikase dhe më ekonomikë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...