Ndodhë në Prishtinë| “Hiqma gjurin”, dëgjohet i shtrirë përtokë duke thënë taksisti gjersa e godasin policët

10:18 | 5 Gusht 2020
Arbresh Info

Në një video të dërguar nga lexuesit në portalin arbresh.info, shihet se gjatë natës së djeshme në Santea të Prishtinës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person i cili dyshohet të jetë taksist.

Po ashtu në video, dëgjohet zëri i pjesëtarëve të policisë duke e sharë personin në fjalë, i cili ishte i shtrirë për tokë. Në të njëjtën kohë, personi në video dëgjohet duke i thënë policit “Hiqma Gjurin”.

Arbresh.info, në lidhje me këtë ka tentuar të kontaktoj me kompaninë e “Taksi Geti”, por të njëjtit, kanë thënë se nuk janë në dijeni të ngjarjes. “Unë jam punëtor i para ditës, se çka ka ndodhur dje në mesnatë nuk kam asnjë ide”, kanë thënë nga kompania për arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme